“Ajo fitoi mbi kancerin sepse arriti të realizonte dëshirën tonë”


“Ajo fitoi mbi kancerin sepse arriti të realizonte dëshirën tonë”

20:57 04/01/2018

Një foto e një gruaje amerikane, e cila dukej shumë e lumtur kur po martohej në shtratin e një spitali pak orë para se të vdiste nga kanceri, ka prekur zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Heather dhe Dave Mosher u martuan disa ditë përpara Krishtlindjeve të rrethuar nga familja dhe miqtë  vendosur në një kishëz të vogël në Spitalin e Shën Francis në Hartford, Connecticut.

Psikologia 31-vjeçare vdiq vetëm 18 orë pas ceremonisë prekëse më 22 dhjetor pas një beteje të gjatë me kancerin e gjirit. Ata fillimisht kishin planifikuar të martoheshin më 30 dhjetor, megjithatë e përshpejtuan martesën duke qenë se mjekët i paralajmëruan për gjendjen e rënduar shëndetësore të 31- vjeçares.

“Edhe pse kanceri kishte pushtuar trupin e saj, ajo përsëri doli fitimtare”,

tha bashkëshorti i saj.

“Ajo fitoi mbi kancerin sepse arriti të realizonte dëshirën tonë për t’u martuar. Ajo është njeriu më i fortë dhe më i vendosur që kam njohur në jetën time”.

Çifti supozohej të niste jetën e tyre së bashku më 30 dhjetor 2017, por në vend të kësaj, në këtë ditë, Dave përcolli gruan e tij të prehej përgjithmonë në banesën e fundit./tvklan.al 





Të ngjashme