Vetëm 8 vjeç, por fitoi miliona Euro gjatë 2019-s
Që rrjetet sociale të ofrojnë shumë para nuk është hera e parë që e dëgjojmë. Por të fitosh 23.4 milionë Euro nga Youtube për një vit, vetëm duke shpjeguar sesi një lodër funksionon dhe a ia vlen apo jo kjo nuk është diçka që e hasim çdo ditë. Pikërisht këtë gjë bën dhe personi me fitmet më të mëdha në botë nga Youtube për dytin vit radhazi, 8-vjeçari Ryan Kaji, i njohur me faqen e tij “Ryan’s World”.
Sipas listës se revistës “Forbes” në periudhën Qershor të vitit 2018 dhe Qershor 2019, fitimet e tij kanë qenë kolosale. Ryan e hapi kanalin e tij në rrjetin social kur ishte vetëm 3 vjeç, e ndërsa sot shihet nga miliona fëmijë të tjerë.
Të dytët në listë janë “Dude Perfect” me 20 milionë dollarë. Ata janë një grup djemsh nga 30 vjeç të cilët luajnë video sport online si dhe përpiqen të thyejnë rekordet “Guinness”.
Ndërkohë “Nastya” e cila është vetëm 5 vjeçe ia ka dalë që me kanalin e saj të fitojë me 18 milionë dollarë, një sukses i dedikuar një videoje ku ajo bisedonte me babanë e saj në 7 gjuhë të ndryshme.
Klan Plus