Vetëm pak larg Tiranës, askush nuk kujtohet për kushtet e shkollës së Surrelit (8 Shkurt 2001)


Vetëm pak larg Tiranës, askush nuk kujtohet për kushtet e shkollës së Surrelit (8 Shkurt 2001)

11:54 08/02/2001

Shkolla 8-vjeçare në Surrel është krijuar rreth 25 vite më parë. Këtu janë 8 klasa të fillores dhe ciklit të lartë ku mësojnë mbi 200 nxënës. Fëmijët për të ardhur në shkollë përshkrojnë një rrugë goxha të gjatë sepse vijnë edhe nga fshatrat përreth. Vitë më parë kjo shkollë cilësohej shumë e mirë në sajë të ambjenteve dhe laboratorëve ku nxënësit kishin mundësi praktike për të mësuar. Tani përveçse një gjysëm laboratori, baza tjetër materiale mundësohet nga vetë mësuesit.

Më të vështirë për t’u mësuar me shkollën dhe që e ndjejnë mungesën e mjeteve janë të vegjëlit e klasës së parë. Veç të tjerash, brenda në shkollë mungojnë edhe mjaft investime. Kështu dyer nuk kanë grepa dhe mbyllen me gurë. Shtimi i numrit të nxënësve kërkojnë më shumë banka dhe karrike që mungojnë. Në mure duket lagështira e cila dallon mjaft mirë në këtë të ftohtë. Tualeti është kjo godinë e vjetër e cila nuk hapet kurrë.

Ndërsa kjo fushë shërben si kënd sportiv ku muret rrethuese janë dy godina të rrënuara. Shkolla 8-vjeçare e Surrelit ndodhet larg kryeqytetit vetëm 5 kilometër./tvklan.al






Të ngjashme