Vetëplagoset aksidentalisht punonjësi i policisë
Një efektiv policie mbeti i plagosur aksidentalisht mbrëmjen e kësaj të premteje në Vlorë. Sipas policisë, bëhet fjalë për një efektiv i cili punon si laborant në Policinë Shkencore. Efektivi mësohet se po pastronte armën kur iu shkrep aksidentalisht. Për pasojë ai mbeti i plagosur në këmbë.
“Mbrëmjen e sotme, punonjësi i policisë A.Sh., me detyrë Laborant në Sektorin e Policisë Shkencore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në banesën e tij në momentin e pastrimit të armës së shërbimit, aksidentalisht i ka shkrepur arma dhe si pasojë është plagosur në shputën e këmbës, pa problem për jetën”, thotë policia e Vlorës në një njoftim për mediat./tvklan.al