Vetëplagoset me armë 20-vjeçarja
Një vajzë 20-vjeçare është vetëplagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të hëne.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengaj të Kavajës. Sipas informacionit policor, 20-vjeçarja me iniciale B.K. dyshohet se ka qenë në gjendje depresive kur qëlloi veten me pistoletë.
E reja është dërguar në Spitalin e Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Familjarët e 20-vjeçares do të merren në pyetje nga uniformat blu se ku e gjeti armën vajza, si dhe për të mësuar shkaqet.
Paraprakisht dyshohet që e reja të ketë qenë në gjendje depresive për shkak të lidhjes me një djalë./tvklan.al