Vetëplagoset me pistoletë në buzë të liqenit
Një 59 – vjeçar është gjetur i plagosur me armë zjarri nga efektivët e policisë në qytetin e Pogradecit. Bëhet fjalë një ngjarje të ndodhur këtë të martë në lagjen numër 1 të këtij qyteti.
Në një njoftim për mediat, policia sqaron se i lënduar nga kjo ngjarje ka mbetur Vladimir Fezollari, banues në Pogradec. Ai mësohet se është vetëplagosur me pistoletë, teksa ndodhej në buzë të liqenit.
59 – vjeçari ka marrë plagë të rënda e për pasojë ai është transportuar drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar.
Ndërkohë, në vendngjarje, efektivët e Pogradecit kanë gjetur një pistoletë minizastava dhe dy gëzhoja.
Për rastin në fjalë është ngritur një grup hetimor, që po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al