Vetëvendosja ankohet për votat e diasporës
Zyrtarizimi i rezultatit të 6 tetorit, pas shqyrtimit të ankesës
Vetëvendosja është i vetmi grupim politik, që paraqiti ankimim pas përfundimit të rinumërimit të votave për zgjedhjet e 6 tetorit.
Zyrtarët e Panelit për Ankesat thanë se ankimimi i Vetëvendosjes lidhet me mënyrën e administrimit të votave të diasporës.
Komisioni Zgjedhor në Kosovë pritet të publikojë rezultatet e votave të diasporës gjatë javës.
Ndërsa vendimi për ankimimin e Vetëvendosjes do të shqyrtohet gjatë kësaj të hëne.
Pas përfundimit të këtyre procedurave, do të zyrtarizohet edhe rezultati i zgjedhjeve.
Hyrja në Kuvend, e koalicionit NISMA-AKR ka ulur nën 61 numrin e përbashkët të deputetëve të Vetëvendosjes dhe LDK-së.
Tv Klan