Vetëvendosje u rikthehet protestave
Partitë në pritje të Gjykatës Kushtetuese
Nesër kur edhe përfundon afati i caktuar nga Gjykata Kushtetuese për pezullimin e dekretit të Presidentit, i cili e ka mandatuar Avdullah Hotin për kryeministër, Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar testin e dytë për protesta.
Për këtë ka kërkuar leje edhe nga Policia e Kosovës. Testi i dytë që pritet të nis nesër, kur edhe nis faza e tretë e masave lehtësuese dhe qytetarët kanë të drejtë të lëvizin nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 21:00.
Kjo nuk është protestë, por një performancë me 3500-500 thuhet në përgjigjen zyrtare të LVV-së.
Ndërkohë në pikat e shënuara më herët për test-protestë gjatë ditës janë vendosur fotografi të Agon Musliut, i cili bëri vetëvrasje kohë më parë gjatë qëndrimit në karantinë në qendrën e studentëve me sloganin “unë nuk e pata askënd të më mbrojë”.
Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj tha se në rast se gjykata vendos në favor të dekretimit të presidentit atëherë brenda 48 orësh mund të formohet qeveria e re.
LDK synon të bashkëqeverisë vendin bashkë me AAK-në dhe Nismën, derisa LVV-ja kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme. E tëra varet nga vendimi që do të marrë Gjykata Kushtetuese.
Tv Klan