Vetoja e Francës për hapjen e negociatave
Vasac: Parisi nuk i ka mbyllur dyert e BE për Shqipërinë
Pavarësisht VETO-s së Presidentit Macron për hapjen e negociatave me Shqipërinë në 18 Tetor, një tjetër sinjal pozitiv vjen nga Franca. Sipas Ambasadores franceze në Tiranë, Christine Vasac, Samiti i Zagrebit është një derë e hapur për vendin tonë sa i përket aspiratës europiane.
“Nuk i janë mbyllur dyert Shqipërisë, së shpejti është samiti Zagrebit dhe Kroacia ishte vendi fundit në anëtarësim, Kroacia do kryesojë Këshillin e Evropës.”
Por a priten vendime të rëndësishme për Shqipërinë në këtë samit? Ambasadorja thotë se refuzimi i disa prej vendeve të BE-së për Shqipërinë është thjesht çështje kohe.
“Franca dhe presidenti Francës janë shprehur qartë për mbështetjen që do t’i japi Shqipërisë dhe vendeve kandidate. Duhet të kemi parasysh që gjithë vendet e BE-së do marrin vendim dhe për këtë duhet një vendim unanim, refuzimi është çështje e përkohshme. Shqipëria ka bërë shumë përparime por ka ende shumë punë për të bërë”.
Në mbledhjen e Këshillit Europian të 18 Tetorit, Franca nuk dha pëlqimin për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut e mbështetur nga Holanda dhe Danimarka.
Tv Klan