Veton Surroi, intervista nga Blendi Fevziu (16 Qershor 1999)
Veton Surroi intervistohet me telefon nga gazetari Blendi Fevziu.
Blendi Fevziu: Po ku keni qënë gjatë kësaj kohe, gjatë këtyre dy muajve në Prishtinë?
Veton Surroi: Tërë kohës kam qëndruar në Prishtinë. Kam levizur nga familja në familje, më kanë pritur dhe mbrojtur familjet bujare shqiptare të Prishtinës, të cilat mbase dhe kanë rrezikuar vetë për të më fshehur.
Blendi Fevziu: Cili ka qënë reagimi i Prishtinës së mbyllur për takimet e
Rugovës me Millosheviçin?
Veton Surroi: Po ka qënë njëlloj dëshpërimi dhe njëkohësisht mendoj që ka pasur dhe një dozë mirëkuptimi në faktin që… dhe është zënë rob dhe shkon të takohet me të si rob. Po ka qënë një ofendim për qytetarët. Në momentin kur dëbohen me mijëra qytetarë të bisedohet me një kasap.
Blendi Fevziu: A keni qënë në dijeni dhe të faktit se Rugova nuk ka ardhur ende në Tiranë dhe pas daljes së tij rreth një muaj më parë nga Kosova?
Veton Surroi: Po atë kam përcjellë me vëmendje unë dhe më herët i kam qëndruar… para se të ndodhte kjo kam sugjeruar që të shkoj atje, ekzistojnë disa probleme por nuk shoh se ato…. mund të zgjidheshin në Tiranë…..
Blendi Fevziu: Zoti Surroi ka pasur disa komente në Shqipëri sipas të cilave Fehmi Agani, Nënkryetari i LDK-së është vrarë nga serbët për arsye se ka refuzuar të shkojë në Beograd dhe të firmosë një marrëveshje me ta. A jeni në dijeni të këtij fakti ose a e mendoni që është një fakt i vërtetë?
Veton Surroi: Unë mendoj se është ende enigmatike vrasja e tij… nuk i di të gjitha hollësitë. Jam i bindur madje kam edhe informata për këtë, doktor Agani është nisur për të dalë nga Kosova në mënyrë që të rindikojë në afrimin e faktorëve politikë në mënyrë që me atë mundësinë e tij, me dinjitetin e tij njerëzor të ndikojë që njerëzit të afrohen.
Blendi Fevziu: Zoti Surroi ku ndodheni në këtë moment?
Veton Surroi: Jam në Prishtinë.
Blendi Fevziu: Jeni në gjendje të lirë dilni lirshëm rrugëve apo vijoni të jeni..?
Veton Surroi: Jo, jo, ende nuk është bërë tërheqja e plotë e trupave serbe madje para se të më thërrisnit 5 minuta më herët nga vendi ku isha përcolla me vëmendje terheqjen e një … të gjatë.
Blendi Fevziu: Pra ju thoni që në Prishtinë ka ende trupa serbe?
Veton Surroi: Ka gjithsesi dhe do të ketë edhe një… të rrezikshme edhe pas tërheqjes së tyre sonte meqe dhe një pjesë ….. e policisë ka mbetur por e veshur tashmë me uniforma civile edhe gjithsesi armatosur. Mirëpo unë parashikoj që në njëfarë forme apo tjetrën do të jetë një gjendje……
Blendi Fevziu: A bëhet fjalë për një paqe reale kësaj here apo problemet do të vazhdojnë. Si e gjykoni ju që atje jeni më në brendësi të problemit?
Veton Surroi: Jo absolutisht jemi në një proces të pakthyeshëm jo vetëm të
vendosjes së paqes, jemi në një proces të pakthyeshem të shkëputjes të çfarëdo të drejte dhe çfarëdo mundësie të Serbisë të kontrollimit të Kosovës dhe jemi historikisht për herë të parë mund të flasim për lirinë në dimensione reale./tvklan.al
Gazetar: Blendi Fevziu