Vetting -u, Unioni i Gjyqtarëve: Antikushtetues, të shfuqizohet


Vetting -u, Unioni i Gjyqtarëve: Antikushtetues, të shfuqizohet

20:53 04/11/2016

Për Unionin e Gjyqtarëve, Ligji i Vetting –ut është i papajtueshëm me Kushtetutën dhe për këtë arsye do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e tij.

Me anë të një deklarate, ky Union thotë gjithashtu se Bordi Drejtues do të shqyrtojë Ligjin për Statusin e Gjyqtarit dhe Prokurorit, pasi edhe ky ligj ka dispozita antikushtetuese.

“Qëndrimi i Asamblesë së Unionit të Gjyqtarëve të Shqipqrisë është se 

ligji për “Vettingun” ka papajtueshmëri me Kushtetutën e Shqipërisë 

dhe për pasojë do t’i kërkojë Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin e këtij 

ligji. Gjithashtu, Asambleja autorizoi Bordin Drejtues që të shqyrtojë edhe L

igjin për Statusin e Gjyqtarit dhe Prokurorit, pasi edhe ky ligj ka 

dispozita antikushtetuese”,

thuhet në deklatatë.

Gjykata Kushtetuese e pezulloi ligjin e Vetting –ut një javë më parë dhe i është drejtuar për mendim Komisionit të Venecias, lidhur me pajtueshmërinë e tij me Kushtetutën dhe Konvetën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Dërgimi në Venecia i ligjit të Vetting-ut erdhi pas padisë së Partisë Demokratike, e cila kërkoi pezullimin e tij, mendim lidhur me kushtetueshmërinë e tij nga Komisioni i Venecias dhe shpalljen si antikushtetues të ligjit, për të cilin opozita thotë se bie ndesh me ndryshimet konsensuale të bëra në ligjin themeltar të shtetit, në 21 Korrik./tvklan.al






Të ngjashme