“Vettingu”, gjyqtarët: Te jemi palë me ankimimin e PD-së në Kushtetuese
Unioni i Gjyqtarëve kërkon që të legjitimohet si palë në shqyrtimin e ligjit të Vettingut në Gjykatën Kushtetuese për ankimim e berë nga Partia Demokratike.
Sipas kreut të Unionit, Gert Hoxha ky ligj prek interesat e tyre, por nuk sqaron nëse janë kundër apo pro tij. Kjo gjë do të vendoset në Asamblenë e 4 nëntorit ku do të ketë diskutime për këtë temë.
Por Hoxha pranon se disa prej ligjeve kane devijanca nga qëndrimi absolut i mbajtur nga Parlamenti me miratimin e Reformës në Drejtësi.
Kërkesa e unionit të Gjyqtareve është depozituar këtë të hënë në Gjykatën Kushtetuese dhe pritet vendimi për legjitimimin ose si palë në këtë shqyrtim. / TV KLAN