Vettingu, konfirmohet shkarkimi i prokurores së Apelit
Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi vendimin për shkarkimin e prokurores së Apelit të Shkodrës, Besa Nikëhasani, e cila nuk u konfirmua në detyrë pas procesit të Vettingut.
Vendimi u la në fuqi, me gjithë pretendimet e prokurores se ishte i pabazuar në argumente.
Besa Nikëhasani ishte një ndër prokuroret e para që iu nënshtrua Vettingut. Pas kontrollit rezultoi se nuk justifikonte dy apartamente, dy garazhe dhe një makinë tip fuoristradë.
Tv Klan