Vettingu kthen opozitën në Kuvend


Vettingu kthen opozitën në Kuvend

19:08 05/12/2018

Pas mbërritjes së opinionit paraprak të Komisionit të Venecias për Vettingun në politikë opozita u rikthye në kuvend pas disa muajsh bojkoti.

Në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit, kryeparlamentari Gramoz Ruçi kërkoi që ky projektligj të futet në kalendar dhe të shqyrtohet nga parlamenti brenda Dhjetorit.

Ky propozim u mbështet edhe nga demokrati Enkelejd Alibeaj, i cili në emër të opozitës u shpreh pro votimit të nismës.

Më herët gjatë mbledhjes së këshillit ekspertët socialistë dhe demokratë shpjeguan edhe njëherë qëndrimet e tyre në raport me Vettingun në politikë.

Tv Klan

 

 






Të ngjashme