ONM: Në parlament dy lista për Vetting-un


ONM: Në parlament dy lista për Vetting-un

20:18 03/03/2017 https://youtu.be/Yni2G01D1u0

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka rekomanduar negativisht 8 kandidatë nga lista e përzgjedhur me 29 pjesëmarrës në garë, që do të jenë pjesë e dy organeve të reja që do të ngrihen në kuadër të reformës në drejtësi, të cilët do të bëjnë Vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Përmes një letre drejtuar Avokatit të Popullit, Kryetarja e bordit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Henoveva Ruis Kalavera sugjeron që këta 21 kandidatë mund te shërbejnë për fillimin e ngritjes se organeve të reja që do të bëjnë Vetingun ndërsa për vakancat e tjera mund të ketë një fazë të dytë procesi.

Por kushtetuta në nenin c në Dispozitat e përgjithshme për Komisionin dhe Kolegjin e Apelimit në pikën 12 të saj përcakton se

E

mrat e kandidatëve të përzgjedhur nga dy komisionet ad hoc përmblidhen në një listë të vetme dhe i dërgohen Kryetarit të Kuvendit. 

Sipas kushtetutës në rast se Kuvendi nuk e miraton listën e kandidatëve në bllok, Kryetari i Kuvendit ia kthen atë komisioneve ad hoc për përsëritjen e procesit të përzgjedhjes dhe dërgimin e një liste të dytë brenda 10 ditëve”.

Po në letrën e saj drejtuar Avokatit të popullit, Kalavera thotë se në listën B me 164 aplikantë të s’kualifikuar nga ky institucion 85 kandidatë në garë janë me rekomandim negative, ndërsa sugjeron se 79 aplikantët e tjerë që rezultojnë me probleme dokumentacioni mund të rishihen sërish për tu bërë pjesë e garës.

Edhe në këtë rast kushtetuta nuk I jep  ONM të drejtën e rivendosjes në afat të kandidatëve , pasi në nenin Neni B ku flitet për Operacionin Ndërkombëtar të  Monitorimit thuhet se

Vëzhguesi ndërkombëtar ushtron këto detyra mes të cilave i jep rekomandime Kuvendit lidhur me kualifikimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve për pozicionin e anëtarit të Komisionit, gjyqtarit të Kolegjit të Apelimit dhe Komisionerit Publik.

Me shumë gjasë kjo çështje mund të hapë një tjetër debat sa I përket komisioneve të reja që do të ngrihen për të bërë Vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve, përveç faktit që Ministri I drejtësisë Petrit Vasili e ka cilësuar antikushtetues ngritjen e bordit të Operacionit ndërkombëtar të Monitorimit.

Tv Klan

 

 






Të ngjashme