Vettingu/ Rikonfirmohet në detyrë prokurori Dritan Prençi
Dritan Prençi, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, është rikonfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Prokurori, i cili është pjesë e trupës që heton dosjen për Saimir Tahirin, kaloi me sukses vettingun.
Prokurori Prençi rezulton që të ketë një apartament 74 metra katrorë të blerë me kredi, një automjet tip “Volksëagen Golf” me vlerë 2 mijë Euro, si dhe 1/8 e tokës së pandarë të babait të tij 3 mijë metra katrorë në Reç të Dibrës.
Edhe raporti i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar pohon se ai i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës. Trupa gjyqësore e Vettingut në KPK, bëri të ditur gjatë seancës dëgjimore se ka pasur dy kallëzime ndaj prokurorit Dritan Prençi, por në të dy rastet është vendosur “mosfillim procedimi penal”.
/tvklan.al