Vettingu sërish në Kushtetuese


Vettingu sërish në Kushtetuese

15:52 02/10/2017 https://youtu.be/Fm0ui3wILXU

Në një kohë kur pritet të nisë nga puna reforma në drejtësi, Unioni dhe Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve kanë paditur në Gjyaktën kushtetuese tre nga ligjet kryesore të kësaj pakete.

Gjyqtarët argumentuan se dispozita të veçanta në ligjin e vetingut, atë për statusin dhe organet e qeverisjes së gjyqësorit bien ndesh me kushtetutën, parimin e ndarjes dhe balancimit te pushteteve, sigurisë juridike, barazisë përpara ligjit si dhe promovimin e karrires. Ajo që përplasi në mënyrë të veçantë palët në gjykatë kishte të bënte me kontrollin e figurës së së gjyqtareve dhe lidhjet me botën e krimit.

Erjon Bani, Shoqata e Gjyqtarëve:

“Vetingu e ka që gjyqtarë e prokurorë të hetohen për lidhje me krimin. Nëse një i afërm ka lidhje nuk ka pse të mbajë gjyqtari përgjgjësi”.

Unioni i Gjyqtarëve:

“Na kërkoni ju ne që jemi organi që po ju hetojmë ju për lidhje me krimin”.

“Është interes publik pastërtia e figurës. Ku janë gjyqtarët që s’u morën me grupet kriminale, siç tha ambasadori Lu”?

Por gjatë seancës gjyqësore, kryetari i Gjykatës Kushtetuese zbuloi një kërkesë të bërë në qershor të këtij viti nga përfaqësuesit socilaistë në komisionin e ligjeve për t’iu drejtuar Komisionit të Venecias që të shprehet për ligjin e vetingut. Kjo kërkesë që u pohua edhe nga nënkryetarja e paramentit Vasilika Hysi vjen në një kohë  kur Komisioni i Venecias është shprehur për ligjin e Vetingut dhe Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar padinë e demokratëve për shpalljen antikushtetues të ligjit.

Tv Klan






Të ngjashme