Vettingu/ Shkarkohet nga detyra gjyqtarja që shpalli të pafajshëm Shpëtim Gjikën
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Apelit të Vlorës, Alma Liçaj.
Në kuadër të ligjit të Vettingut, që analizon tre shtylla kryesore, gjyqtarja Liçaj kishte probleme me pasurinë.
Kujtojmë se Alma Liçaj, kryetare e Gjykatës së Apelit Vlorë, ishte kryesueja e trupës gjykuese që shpalli të pafajshëm disa ditë më parë ish-kryebashkiakun e Vlorës Shpëtim Gjika, i akuzuar për ndërtimin e një pallati 11-katësh.
Sipas KPK, gjyqtarja Liçaj nuk mund të vazhdonte qëndrimin në detyrë pasi nuk justifikon pasurinë. /
tvklan.al