Vettingu, shkarkohet prokurori Luan Kaloçi


Vettingu, shkarkohet prokurori Luan Kaloçi

14:55 05/07/2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra prokurorin e Apelit të Tiranës, Luan Kaloçi. Ai nuk e kaloi filtrin e Vettingut për shkak të mos justifikimit të pasurisë.

Kaloçi kishte deklaruar se kishte fituar 5.2 milionë lekë në baste sportive. Kaloçi ishte kandidat edhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Mëngjesin e sotëm është rikonfirmuar në detyrë Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Alma Brati. Ajo kaloi në Vetting me përparësi për shkak të kandidimit në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Ajo nuk kishte probleme me pasurinë, figurën dhe ushtrimin e detyrës.

Tv Klan






Të ngjashme