
16 – vjeçarja kthehet nga Greqia, prindërit e fejojnë me detyrim
Një 16 – vjeçare, e cila jetonte në Greqi është kthyer për të vazhduar shkollën në Fier, por është përballur me një situatë të panjohur për të.
Sipas gazetarit të “Aldo Morning Show”, njerëzit i kanë shkuar në shtëpi për t’i kërkuar dorën për ta marrë për nuse. Vajza, nga frika se mos i japin ndonjërin për burrë, ka filluar të njohë 3 nga moshatarët e saj në shkollë, por kur familja e ka kuptuar, e ka fejuar me një djalë i cili jetonte në Greqi.
“Një vajzë 16-vjeçare ka ardhur nga Greqia për të vazhduar shkollën në Fier, por është përballur me një realitet të panjohur. Sapo ka ardhur vajza, njerëzit i kanë shkuar në shtëpi për t’i kërkuar dorën për ta marrë për nuse dhe vajza nga frika se mos i japin ndonjërin për burrë ka filluar të njohë 3 nga moshatarët e saj në shkollë. Kur familja e ka marrë vesh e kanë fejuar vajzën me detyrim me një djalë që jetonte në Greqi dhe të bënte dokumentet”,
raporton gazetari. /
tvklan.al