Video +18/ Momenti kur polici qëllon për vdekje dy persona
Mediat kanë publikuar momentin kur një polic jashtë detyrës ka qëlluar për vdekje dy të dyshuar gjatë një grabitje të një farmacie në Brazil.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur polici hyri në farmaci së bashku me gruan dhe djalin e tyre të vogël, të cilin vet polici po e mbante në krah. Ndërkohë, dy hajdutë me kapuçë hynë në biznes nën kërcënimin e armës për të vjedhur.
Efektivi i policisë, Rafael Souza reagoi duke nxjerrë pistoletën dhe qëlloi për vdekje njërin prej të dyshuarve para se të ndiqte autorin e dytë. E gjithë skena u zhvillua në sy të gruas dhe djalit të tij të vogël, të cilët fatmirësisht nuk pësuan asnjë lëndim.
/tvklan.al