Video/ 2 mijë lekë policit për t’i shpëtuar gjobës, arrestohet
Ishte me mungesë dokumentesh dhe kishte dalë në rrugë. Ryshfeti që donte t’i jepte efektivit të policisë rrugore e çoi në burg. Bëhet fjalë për 47-vjeçarin, Lavdimir Qose.
Ai u ndalua në Sukth, teksa drejtonte automjetin pa taksa dhe pa certifikatë të Kontrollit Teknik.
Për t’i shpëtuar gjobës ai ka nxjerr 2 mijë lekë të rreja për të korruptuar efektivin e policisë. Për këtë veprim, 47-vjeçari u arrestua në flagrancë./tvklan.al