Video/ 20 pako me drogë në “rrjetën” e policisë
22 kilogramë marijuanë është sekuestruar nga policia e Lezhës.
Në operacionin policor të koduar “Rrjeta” në pranga përfundoi Kostandin Mrruku, 47 – vjeç, banues në Mirditë, ndërsa u shpall në kërkim 33 – vjeçari E.D, gjithashtu banues në Mirditë.
Këta 2 persona u pikasën në fshatin Tarazh me drogën, të cilën e kishin paketuar në 20 pako, gati për shitje.
Policia arriti të kapte në ikje e sipër 47 – vjeçarin Mrruku, kurse E.D arriti të largohet, duke përfituar nga errësira dhe terreni i thyer malor.
Aktualisht policia vijon punën për kapjen e tij./tvklan.al