Video/ “21 Marsi”, ditë gëzimi për Vera Grabockën dhe Ermal Mamaqin


Video/ “21 Marsi”, ditë gëzimi për Vera Grabockën dhe Ermal Mamaqin

17:03 21/03/2018

Janë dy nga personazhet më të dashur të ekranit dhe të dy mjaft të suksesshëm në zhanret përkatëse. Por duket se producenten e regjisoren Vera Grabocka dhe aktorin e moderatorin Ermal Mamaqi nuk i bashkon vetëm fakti që punojnë të dy në Tv Klan me programet e tyre të suksesshme.

Dita e sotme përkon edhe me ditëlindjet e këtyre dy personazheve të njohur. Urimet për ta kanë qenë të shumta duket veçuar atë të moderatores Alketa Vejsiu për Verën dhe të Amarda Toskës, bashkëshortes së Ermalit, i cili sot ka festuar 36-vjetorin e lindjes.

"Bibla e profesionit dhe televizionit. E kam lexuar mirë. Je një legjendë, një grua shumë e madhe, por je vërtetë edhe një Peter Pan që nuk do rritesh asnjëherë. Gëzuar 10-vjetorin. E di që jam edhe një ndër studentet që më ke dashur më shumë"

, është dedikimi i Alketës për Vera Grabockën, të cilat këtë të hënë nisën spektaklin më të ri në Tv Klan, "Në Kurthin e Piter Pan".

Kurse Mamaqi zgjodhi të festonte me miqtë më të ngushtë të tij, por nuk mungoi as urimi nga bashkëshortja e tij Ami, të cilët tashmë janë bërë prindër për herë të dytë.

"Edhe 1 vit më shumë të lumtur bashkë! Deri në fund si në këtë foto...Paç gjithë jetën si një festë zemra ime",

është urimi i Amit. /

tvklan.al






Të ngjashme