Video 3D/ Ja si ndodhi sulmi në Stamboll
Mediat ruse kanë publikuar një video 3D, ku pasqyrohet dinamika e atentatit të së martës në aeroportin “Ataturk”, në Stamboll.
Në video shfaqen tre kamikazët (
janë nga Rusia, Uzbekistani dhe Kirgistani
), të cilët hapin zjarr ndaj njerëzve sapo hyjnë në aeroport, ndërsa njëri prej tyre vetëshpërthehet mes njerëzve pranë portës kryesore.
Kamikazi i dytë shkëmben zjarr me oficerët e policisë e më pas ai aktivizon jelekun eksploziv pranë Chek in-it.
Më pas terrorist i tretë i drejtohet një ambienti tjetër në terminal, plagoset nga agjenti i aeroportit, por arrin të vetëhidhet në erë, në mes të turmës.
Ndërkohë policia turke zhvilloi mëngjesin e së enjtes disa operacione blic, në zona që dyshoheshin si streha xhihadistësh në Stamboll.
Gjithsesi nuk ka të dhëna për arrestime apo lidhje me sulmin e së martës në aeroportin “Ataturk”.
/tvklan.al