Video/ 7-vjeçari shiti limonatë për dy vite për…


Video/ 7-vjeçari shiti limonatë për dy vite për…

13:52 14/10/2016

Një djalosh i vogël shpërtheu në lot kur prindërit e tij i bënë surprizë një mëz, këtë të shtunë.

Sabastian Lucas, një 7 vjeçar nga Queensland, Australi, ngeli pafjalë kur hyri në hangarin e familjes së tij e pa mëzin për të cilin ai kishte kursyer për 2 vite.

Çdo shishe limonatë kushtonte 20 cent dhe ai i kishte mbledhur paratë për të blerë atë që ai e donte aq shumë.

Falë motivimit dhe dëshirës së tij prindërit e shpërblyen atë me Tomin, një mëz mali .

3959BCAC00000578-0-image-a-3_1476358048151

Mamaja e djalit e kapi të gjithë momentin prekës në kamera dhe tha se reagimi i të birit ishte diçka shumë emocionuese.

“S’mendoj se ka ndjenjë më të mirë se emocionet e fëmijës tënd. Ato janë të paçmueshme”, tha ajo./tvklan.al






Të ngjashme