Video/ A të jep para borxh Jul Deda? Kolegët zbulojnë të vërtetën…
Ai është një nga aktorët më të njohur shqiptarë. Humori duket se i rrjedh në vena dhe i del ashtu natyrshëm, pa sforco. Bëhet fjalë për Julian Dedën, i cili duket se di si t’i bëjë shqiptarët për vete, si t’i argëtoj dhe si t’i japë mesazhe.
Aktori ishte sot në studion e “Rudina”, në Tv Klan, ku foli për rolet e tij si aktor dhe për kolegët gjithashtu. Gjatë emisionit, aktori u surprizua përmes një videomesazhi nga këta të fundit, të cilët tregonin cilësitë dhe të metat e aktorit.
“Marrëdhënia ime me kolegët është shumë e mirë, ashtu siç e shikoni ju në skenë është edhe në prova. Ne nuk mund të funksionojmë veç e veç, por me njëri-tjetrin, të gjithë bashkë. Ne diskutojmë me njëri-tjetrin, zihemi dhe gjejmë dhe zgjidhje, ky është edhe çelësi i suksesit të atij stafi. Jemi secili në vendin e vet”
, tha Deda.
Ndërkohë, kolegët e tij me humor zbuluan të mirat dhe të metat e aktorit.
Visjan Ukcenaj:
Juli është vertetë një djalë shumë i mirë, fisnik dhe një ndër vlerat e tij është korrektësia dhe bën shumë për të tjerët. Një e metë e tij është se është tip që do të ketë gjithnjë të drejtë.
Esmeralda Metka:
Juli nuk lodhet dhe për energjinë e tij është për t’u marrë shembull nga të gjithë ne. Por padyshim si çdo njeri tjetër edhe ai ka të meta, një prej tyre po e them publikisht: Juli nxehet shumë edhe bërtet.
Albano Bogdo:
Ajo që vlerësoj më shumë tek Juli është se sa herë i kërkoj lekë borxh të jep, është bujar, por e metë e tij është se t’i kërkon menjëherë mbrapsht lekët që të ka dhënë borxh.
/tvklan.al