Video/ ABC News pamje ekskluzive nga protestat në Jeruzalem
Një palestinez ka mbetur i vrarë në rripin e Gazës si pasojë e përleshjeve të dhunshme me ushtarët izraelitë. Është viktima e parë e protestave që nisën pas vendimit të Presidentit amerikan Donald Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.
Ushtria izraelite reagoi duke konfirmuar se kishte qëlluar dy persona përgjatë kufirit, pasi po nxisnin revolta të dhunshme.
Ndërkohë që është rritur dhe numri i palestinezëve të plagosurve në Cisjordani, që ka shkuar mbi 270.
Ndërkohë, protesta po zhvillohen dhe në Turqi dhe Pakistan kundër vendimit amerikan. Në Stamboll janë mbledhur më shumë se 10 mijë protestues, por trazira ka pasur dhe në Ankara dhe në qytete të tjera të Turqisë. Nga ana tjetër, parti fetare në Pakistan, lëvizje të shoqërisë civile, tregtarë, studentë dhe avokatë kanë zbritur në shesh në qytete të ndryshme të vendit./abcnews.al