Video/ AK, protestë para Kryeministrisë
Aleanca Kuqezi ka mbajtur sot një protestë para Kryeministrisë, në përvjetorin e ngjarjeve të 21 Janarit 2011.
Protestuesit hodhën tymuese, fishekzjarre dhe sende të tjera drejt godinës së Kryeministrisë, si dhe janë përplasur me policinë.
4 protestues u shoqëruan nga policia.
Uniformat blu reaguan duke e zhvendosur protestën në krahun tjetër të bulevardit.
Më pas protestuesit u zhvendosën drejt godinës së Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të kërkuar lirimin e protestuesve të shoqëruar.
Tv Klan