Video/ Aksidenti i rëndë, veprimi i pabesueshëm i nënës së dy fëmijëve 


Video/ Aksidenti i rëndë, veprimi i pabesueshëm i nënës së dy fëmijëve 

19:54 27/02/2018

Monika Luarasi, e cila i ka mbijetuar një aksidenti tragjik pas përplasjes fatale nga një makinë, e ftuar sot në studion e “Rudina” , ka bërë një veprim për t’u vlerësuar.

Pavarësisht se aksidenti pati pasoja të rënda dhe Luarasi humbi kujtesën për rreth tre muaj, nëna e dy fëmijëve tha se e ka falur të riun që e aksidentoi.

“Unë di që ai për një periudhë kohe 3 muaj ai ka qëndruar arrest shtëpie, më vonë se di ç’është bërë. Familjarët e

tij kanë ardhur tek unë në spital dhe kanë dhuruar gjak. Sigurisht ata donin që unë të shpëtoja. Burri im ka folur me familjarët e tij dhe është përpjekur ta zgjidhë në mënyrë paqësore. Unë ndoshta nuk e përballoja psikologjikisht për ta pranuar faljen ballë për ballë. Aksidenti im ka qenë shumë i rëndë, por çuditërisht unë kur më është kthyer memoria i kam thënë mamasë time: Pavarësisht se çfarë ka bërë ai person, unë e kam falur ”

, tha Luarasi.

/tvklan.al






Të ngjashme