Video/ Aksioni i policisë për kapjen e 613 kg kokainë
Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e operacionit “Last Snow” ku u sekustruan 613 kg kokainë në portin e Durrësit.
Në një kontenier të ardhur nga Kolumbia, kokaina ishte e ndarë në 528 pako me mbishkrime të ndryshme, të mbështjella me natriban. Në pranga ranë dy pritësit e ngarkesës, Donaldo Lushaj 25 vjeç dhe Armando Pezaku.
https://www.youtube.com//embed/BFeNODO_ado
Ndërsa në kërkim është shpallur Arbër Çekaj, pronar i firmës “Arbri Garden” që kishte porositur bananet në Kolumbi. Prej këtej, ngarkesa kaloi tranzit në Maltë, Itali dhe destinacion përfundimtar Porti i Durrësit.
/tvklan.al