Video/ Albi Nako nuk kursen komplimentet për Albën: Sa e bukur je
Loja me marshmallow ka qenë një nga lojrat që të ftuarit e “Xing me Ermalin” kanë zhvilluar në Prezë. Moderatoret Nevina Shtylla dhe Kiara Tito, koreografi Albi Nako, balerina Alba Hoxha, modeli Valer Kolnika dhe gazetari Eni Shehu ishin personazhet të cilët kanë kënduar me gojën e mbushur me marshmallow.
Ndërkohë që balerina Alba Hoxha përpiqej të kalonte provën për të kënduar më gojën e mbushur me marshmallow, ishte koreografi Nako ai që e ka bërë të qeshë duke mos e lënë të këndojë.
Por gjatë sprovës së saj, Nako nuk i ka kursyer as komplimentat duke i thënë se sa e bukur është. Kohët e fundit në media është përfolur se koreografi dhe balerina janë në një lidhje, por asnjë prej tyre nuk e ka pranuar këtë.
Albi Nako:
Sa e bukur që je moj aman, tamam të të marësh për burrë.
Alba Hoxha:
Mos më bëni të qesh.
Albi Nako:
Të bëjmë edhe për të qarë po deshe.
Alba Hoxha:
Më mirë.
..
/tvklan.al