Video/ “Allahu Akbar”, brenda trenit ku 17-vjeçari afgan sulmoi me sëpatë pasagjerët
Policia gjermane ka thënë se një flamur i vizatuar me dorë i grupit militant, ISIS, është gjetur në dhomën e azilkërkuesit 17-vjeçar afgan, i cili mbrëmë sulmoi disa pasagjerë në një tren në landin e Bavarisë në Gjermani.
Pas sulmit, personi në fjalë është vrarë nga policia. Autoritetet kanë thënë se është ende shumë herët që të spekulohet nëse autori i sulmit është anëtar i grupit islamik, apo nëse është vetradikalizuar gjatë kohës së fundit.
Policia ka thënë se adoleshenti ka bërtitur “Allahu akbar” (Zoti është i madh), ndërsa ka sulmuar pasagjerët me një sëpatë dhe thikë.
Autori arritur në Gjermani pa prindërit e tij para dy vjetësh, ka jetuar në një azil refugjatësh në Ochsenfurt në rajonin e Wuerzburgit, ndërsa së fundi ka jetuar me një familje që e kishte në përkujdesje. Treni ka qenë në lëvizje nga qyteza e Treuchtlingen për në Wuerzburg.
/tvklan.al