Video/ Anbeta Toromani rikthehet pas 5 vitesh tek “Amici”
Rikthimi i saj në vendlindje, si pjesë e jurisë së “Virtuozëve”, qe i bujshëm. Por, ndërsa spektaklit të talenteve të reja shqiptare po i vjen fundi, sfida e vërtetë mes kërcimtareve italianë të “Amici-t” sapo ka nisur.
Pas 5 vitesh mungesë balerina e suksesshme Anbeta Toromani, rikthehet në skenën që e katapultoi drejt famës.
Këtë herë, balerina shqiptare nuk do të jetë aty si profesoreshë, apo si anëtare jurie. Pas gjithë kësaj periudhe gjatë të cilës i është përkushtuar tërësisht shfaqjeve në teatër, tek shkolla “Amici”, 39-vjeçarja kthehet për të sjellë klasiken e kërcimit.
Emri i Anbetës në listën zyrtare të edicionit të ri të Maria de Filippi-t, nuk mund të mos pritej me zhurmë nga mediat italiane.
Ndërsa prej kohësh, rrëmonin ku ishte zhdukur balerina që doli në vend të dytë tek Amici i fillimviteve ‘2000, Anbeta jepte shfaqje të njëpasnjëshme baleti, siç ishte në shkurt edhe “Carmen” në Tiranë.
Duket se më në fund, 39-vjeçarja ka gjetur kombinimin ideal, në skenën ku përjetoi suksesin e saj të madh përpara 15 vitesh, rikthehet si një profesioniste e vërtetë, bashkë me njeriun e zemrës, Alessandro Macarion.
/tvklan.al