Video/ Anije peshkimi me 1.3 ton kanabis, policia greke në aksion
Autoritetet greke kanë sekuestruar një ngarkesë të madhe droge që po transportohej me një peshkarexhë në Kretë. Sipas mediave greke, në bordin e anijes deri tani janë sekuestruar 1.3 ton kanabis e llojit çokollatë, por kjo shofër mund të jetë akoma më e madhe.
Katër shtetas sirianë u arrestuan, të cilët u gjetën brenda në peshkarexhë. "Protothema" ka publikuar pamjet e aksionit në det të forcave speciale greke, që ndaluan peshkarexhën. Ata kishin marrë informacion se kjo anije peshkimi po tranportonte kanabis dhe po e mbanin nën vëzhgim, deri ditën e premte kur u zhvillua operacionit. Pamjet tregojnë momentin kur skafi i policisë greke ndjek peshkarexhën dhe oficerët e policisë ngjiten në bordin e saj duke marrë kontrollin. Sipas informacioneve të shtypit grek, peshkarexha mendohet të jetë nisur nga Qipro me destinacion portin e një vendi evropian./tvklan.al