Video/ Anjola Hamzaj flet për eksperiencën e re në Klan
Spikerja e lajmeve në Tv Klan, Anjola Hamzaj ishte sot e ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë”. Ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim, nën kornizat e një veshje serioze, Hamzaj ishte veshur sportive dhe reflektonte qetësi.
Përveç marrëdhënieve me kuzhinën, gjatë emisionit spikerja e lajmeve foli për eksperiencën e re që ka nisur në Klan, të cilën e përshkroi si fantastike dhe pozitive.
“Jam në fillimet e një eksperience fantastike, absolutisht shumë pozitive, ndihem shumë mirë, ka qenë diçka që ngjiti që në fillim. Kam patur komente pozitive, bashkëpunimi me kryeredaktorët, redaktorët dhe gazetarët është shumë e mirë”,
tha Hamzaj.
/tvklan.al