Video/ “Arachnicide”, filmi ku Shqipëria përmendet për drogën


Video/ “Arachnicide”, filmi ku Shqipëria përmendet për drogën

11:47 26/04/2016

“Arachnicide” është një nga filmat e rinj, një ndërthurje e fantashkencës dhe horrorit. Për përveç kësaj ajo që është interesante është përmendja e Shqipërisë, jo për mirë.

Pas shumë vitesh eksperimentimi, një studiues ka arritur të krijojë një inkubator që përshpejton rritjen e bimëve dhe të kafshëve. Kjo teknologji është e kontrolluar nga një organizatë të fuqishme kriminale dhe është duke u përdorur për të përshpejtuar rritjen e bimëve të nevojshme për prodhimin e narkotikëve dhe drogave të paligjshme.

Përkundër kësaj organizate kriminale, me qëllim shkatërrimin e laboratorëve që veprojnë, Kombet e Bashkuara ngrenë një grup ushtarakësh operativë.

Ata janë 6 komando të përzgjedhur nga reparte elitare ushtarake dhe mbërrijnë në Shqipëri për të përmbushur këtë mision dhe përballen me merimangat gjigante të prodhuara nga laboratori.

Filmi është realizuar nga Paolo Bertola dhe në të marrin pjesë aktorët Riccardo Serventi Longhi, Crisula Stafida, Gabriel Cash, Filippo Galati dhe Marco Conte. /

tvklan.al

Burimi: dreadcentral.com






Të ngjashme