Video arbitri jep karton të kuq
Video Asistenti i arbitrit, apo siç cilësohet ndryshe, moviola në fushë, ka dhënë impaktin e vet më të madh në botërorin e 20 – vjeçarëve që po luhet në Korenë e Jugut. Në ndeshjen Argjentinë – Angli, një prej futbollistëve latinë gjatë një dyluftimi për topin goditi me bërryl kundërshtarin e tij anglez.
Arbitrit iu komunikua incidenti dhe iu drejtua ekranit ku pa edhe një herë nga kënde të ndryshme përplasjen. Lautaro Martinez i Argjentinës mori karton të kuq për këtë veprim të cilin arbitri e konsideroi të qëllimshëm, pasi kishte për qëllim jo të mbronte topin, por të hiqte qafe kundërshtarin.
Ndoshta në një tjetër kompeticion ky konfrontim fizik do të kish kaluar pa shumë replika.
Anglia e fitoi këtë takim 3-0.
Tv Klan