Video/ Ariu i dëshpëruar në Shqipëri, kafshon hekurat e kafazit dhe ha patatina


Video/ Ariu i dëshpëruar në Shqipëri, kafshon hekurat e kafazit dhe ha patatina

17:07 21/07/2016

Ai quhet Tomi dhe është një ari i murrmë, aq i i vetmuar dhe i dëshpëruar se ndodnjëherë kafshon dhe veten. Kështu e nis shkrimin e saj, e përditshmja brirtanike Daliy Mail, për një ari që jeton në një kafaz brenda në restoranti rreth 40 kilometra nga Tirana, në Shqipëri.

Pasi është kapur nga pronari i lokalit që kur ishte 2 vjeç në natyrë, Tomi është i detyruar që të jetojë në një kafaz me përmasa 3 me 6 metra.

Ushqimi i tij janë papatina dhe karamele, që i hedhin vizitorët e restorantit,ndërsa me raste ushqehet dhe nga i zoti i restorantit.

Në video duket një kafaz i mbushur me mbeturina, ndërsa humori i Tomi ndryshon shpesh, nga i qetë ai bëhet agresiv, kafshon hekurat, madje dhe gjymtyrët.

Por këtë gjë pronari i lokali, sipas të përditshmes britanike, e justifikon vetëm me mërzinë.

Tomi është një nga 80 arinjë të mbylluar në kafaz në Shqipëri, ndërsa shoqatat për mbrojtjen e kafshëve luftojnë që t’i jepet fund mizorisë ndaj tyre./tvklan.al

 






Të ngjashme