“Këngët e Shekullit” edicioni i tretë, nata e dytë


“Këngët e Shekullit” edicioni i tretë, nata e dytë

22:59 04/10/2010

Bik Ndoja është një artist i madh, qëndrestar dhe konstant i muzikës popullore. Këngët e bukura të dashurisë janë përcjellë përmes zërit të tij. Dhe nata e dytë e spektaklit “Këngët e Shekullit” u hap pikërisht me një prej këngëve të tij më të bukura “Metelikun ta kam fal”.

Selami Kolonja ishte këngëtari i dytë që interpretoi në natën e dytë, këngën “I yti qeshë dhe jam”.

“O bilbil more këngëtar” titullohej kënga që interpretoi këngëtarja Eranda Libohova.

Rosela Gjylbegu interpretoi këngën “S’ka ma të bukur se pranvera”.

Frederik Ndoci interpretoi këngën “Karajfil të zgjodha”.

“Leskovik o fryn një erë” u interpretua nga këngëtarja Irini Qirjako.

Këngëtarja Maya interpretoi këngën “Gjitonen që kisha pranë”.

Bujar Qamili ishte një tjetër këngëtar, i cili interpretoi këngën me titull “Ti në kumull, unë në kumull”.

Merita Halili interpretoi këngën “Një lulishte me trandafila”.

“Në moshën e dashurisë” u interpretua nga Ramadan Krasniqi.

Grupi karakteristik i Krujës i quajtur “Pleqtë e Krujës” ishte i ftuar në edicionin e tretë të spektaklit “Këngët e Shekullit”. Ata interpreuan një kolazh me këngët e tyre më të vjetra dhe mbyllën mbrëmjen me një duet me Merita Halilin./tvklan.al






Të ngjashme