“Këngët e Shekullit” edicioni i tretë, nata e katërt (Video-Arkiv)


“Këngët e Shekullit” edicioni i tretë, nata e katërt (Video-Arkiv)

23:08 25/10/2010

Edicioni i tretë i spektaklit “Këngët e Shekullit” u çel nga këngëtarja Rosela Gjylbegu, e cila interpretoi këngën “Djalë i dashtun”.

“Kallma cigaren”, një nga këngët më të njohura, u interpretua nga këngëtari Ramadan Krasniqi.

Çamëria është një nga trevat shqipare me prurje unike në folkun dhe traditën tonë. Dhe në natën e katërt në edicionin e tretë u risoll një nga motivet më të bukura, “Tumankuqja”, që u interpretua nga Maya.

Grupi Korona ishin të ftuarit e natës së katërt, të cilët sëbashku me këngëtarin Ramadan Krasniqi interpretuan këngën “Destan Begu”.

Këngëtari Frederik Ndoci interpretoi këngën “M’ka shku menja me u fejue”.

“Mora rrugën për Janinë” ishte një tjetër këngë që u risoll në “Këngët e Shekullit” nga Irini Qirjako.

Vëllezërit Endri dhe Stefi Prifi interpretuan serenatën “Tango e trëndafilave”.

“Nusja me të bardha” u risoll nga këngëtarja Eranda Libohova.

Selami Kolonja interpretoi këngën “Në mes të oborrit”.

“Ky marak” ishte titulli i këngës që interpretoi Bujar Qamili.

Merita Halili interpretoi këngën “Ke ullini në kodërsen”.

Vëllezërit Zena ishin po ashtu të ftuarit e natës së katërt të spektaklit “Këngët e Shekullit”, të cilët me një kolazh mbyllën edhe mbrëmjen. /tvklan.al






Të ngjashme