“Këngët e Shekullit” edicioni i tretë, nata e parë  


“Këngët e Shekullit” edicioni i tretë, nata e parë  

23:00 01/10/2010

Nata e parë e edicionit të tretë të spektaklit “Këngët e Shekullit” është hapur me interpretimin e vëllezërve korçarë, Endri dhe Stefi Prifti. Këngëtarët sollën këngën me titull “Dy të dashurat”.

Ramadan Krasniqi ishte këngëtari i dytë që interpretoi këngën “Moj dashnore të gjykoftë Perëndia”, me tekst të Leksi Vinit.

“Kënga e çobanit” u interpretua nga këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Irini Qirjako.

Bujar Qamili interpretoi këngën “Po ti ç’a i ke thanë dikujt”.

Laura Gjipi interpretoi “Me zaman t’asaj furie”.

Selami Kolonja risolli në “Këngët e Shekullit” këngën “Do mar çiften do dal për gjah”.

“Kur me del në derë” ishte një tjetër këngë interpretuar nga këngëtarja Rosela Gjylbegu.

“O mirë se na erdhe” ishte kënga që risolli në “Këngët e Shekullit” Eranda Libohova.

Kënga “Pranvera nisi me ardh” e orkestruar nga Alfred Kaçinari u interpretua nga këngëtari Frederik Ndoci.

Merita Halili është rikthyer në natën e parë të edicionit të tretë të spektaklit “Këngët e Shekullit” pas një shkëputje të gjatë nga ekrani shqiptar. Këngëtarja interpretoi këngën me titull “Knon bylbyli ke qershia”.

Një tjetër rikthim i bujshëm ishte edhe ai i grupit “Na bashkoi kënga popullore” që dikur ka bërë historinë e muzikës popullore. Ata interpretuan disa këngë përmes të cilave mbyllën natën e parë të edicionit të tretë të “Këngët e Shekullit”. /tvklan.al






Të ngjashme