“Këngët e Shekullit” edicioni i tretë, nata e tretë
Nata e tretë e programit “Këngët e Shekullit” u hap nga Irini Qirjako. Këngëtarja interpretoi një nga këngët më të njohura, titulluar “A kanë ujë ato burime”.
Frederik Ndoci ishte një tjetër këngëtar që interpretoi një këngë shumë të vjetër shqiptare, “Dashnor t’u bana”.
“Jam bandill një trim i fortë” ishte kënga e tretë e interpretuar në natën e tretë të edicionit të tretë nga këngëtarja Merita Halili.
“Brigadierja e re” ishte një tjetër këngë interpretuar nga Eranda Libohova.
Këngëtari Ramadan Krasniqi interpretoi këngën “Vaj si qenka ba dynjaja”, për të cilën tha se ishte kënga e preferuar e bashkëshortes së tij të ndjerë.
“As po as jo” u interpretua nga këngëtarja Maya.
Selami Kolonja interpretoi këngën “O moj korçare”.
Fatmira Berçani u rikthye pas 10 vitesh për të interpretuar në Tv Klan një kolazh të vendlindjes së saj.
Bujar Qamili interpretoi një këngë të njohur shkodrane, “Hajde Gjyle”.
“Ku po shkon me ato dimi” ishte një tjetër këngë hit, interpretuar nga Rosela Gjylbegu.
Vëllezërit Endri dhe Stefi Prifti interpretuan këngën “Jorgjica”.
“Sazet e Përmetit” ishin të ftuar në programin “Këngët e Shekullit”, ku interpretuan disa këngë dhe bashkë me Irini Qirjakon mbyllën natën e tretë të edicionit të tretë. /tvklan.al