Video/ Armë zjarri, tritol dhe fishekë në banesë, pranga 62-vjeçarit


Video/ Armë zjarri, tritol dhe fishekë në banesë, pranga 62-vjeçarit

11:21 31/08/2018

Krujë- Një person është arrestuar, pasi gjatë një kontrolli në banesë i janë gjetur një arsenal armësh. Në pranga ka rënë Shaban Tufa 62 vjeç, banues në Krujë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në fshatin Grepsë Krujë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• një armë zjarri automatik;

• një armë zjarri pushkë;

• një kallëp lënde plasëse (tritol);

• 390  fishekë model 56 ,  54 dhe 25 të kalibrit 9 mm;

• 5 krehera.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

/tvklan.al






Të ngjashme