
Video/ Arrestohet 24-vjeçari me kokainë në lokal
Një sasi kokaine është sekuestruar në një lokal në Lezhë dhe është arrestuar poseduesi, 24-vjeçari Marsen Hysa nga Tirana.
Policia sqaron se të riut iu gjet e fshehur në rroba një sasi prej 198 gr kokainë, e paketuar në 2 qese plastike.
Uniformat blu vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale
. /tvklan.al