
Video/ Arrestohet shqiptari, grabitës serial
Policia italiane ka arrestuar një 37-vjeçar shqiptar në Cuneo Citadel. Shqiptari sipas autoriteteve ishte një grabitës serial. Identiteti i tij nuk është bërë i ditur, por sipas mediave italiane mbi 37-vjeçarin rëndojnë disa akuza si: mbajtja e armëve të zjarrit, grabitje, plagosje si dhe rrahja e policëve.
Nga hetimet ka rezultuar se shqiptari është pjesë e një bande grabitësish. Në automjetin ku u ndalua, shqiptarit iu gjet një armë si dhe “mjetet e punës”. Hetimet janë në vazhdim për të gjetur anëtarët e tjerë të grupit kriminal.
/tvklan.al