Video/ Balerini i Tv Klan: Përse nuk iki nga Shqipëria
Balerini i trupës së baletit të Tv Klan, Graciano Tagani ishte sot në emisionin “Kush vjen për drekë” nga ku foli edhe për profesionin e tij si balerin.
I pyetur nëse do të zgjidhte të bënte karrierë jashtë Shqipërisë, balerini i vendosur tha se as nuk e ka menduar këtë gjë sepse është shumë i lidhur me familjen dhe ka detyrime ndaj saj.
“Unë i them Albit rrofsh që më mban në punë se s’më merr njeri tjetër. Por, përpos shakasë, u bënë 5 vite që jam në Klan. Unë nuk e mendoj të iki jashtë sepse jam shumi i lidhur me familjen. Jetoj me mamin dhe motrën dhe kam edhe obligime në familje. S’jam kaq karagjoz sa dukem”,
tha Tagani.
/tvklan.al