Video/ Banesa e “Dëshmitarit X” në Vlorë, e braktisur


Video/ Banesa e “Dëshmitarit X” në Vlorë, e braktisur

20:58 17/05/2018

Në lagjen “Topana” të Vlorës ndodhet banesa e Albert Veliut, i ashtuquajturi Dëshmitari X në video-përgjimin e publikuar nga Partia Demokratike. Në shtëpi nuk ka njeri, ndërsa në zonë nuk shihen forca policie.

Mësohet se anëtarët e familjes janë larguar nga shtëpia që mbrëmjen e së mërkurës dhe vendndodhja e tyre nuk dihet ashtu si ajo e vetë Veliut. Ndërsa fqinjët e tyre nuk pranojnë të flasin rreth tij.

Veliu rezulton i dënuar nga gjykata e Vlorës për trafik të mjeteve motorike në vitin 2008. Për këtë vepër penale ai ka kryer tre vite dënim. /abcnews.al






Të ngjashme