Video/ Beteja mes jetës dhe vdekjes
Daniel Batchelor është përballur me një situatë aspak të zakonte teksa ka qenë duke dalë nga banesa e tij. Një hardhucë dhe një gjarpër kanë qenë duke zhvilluar një “duel” mes njëri tjetrit, por 54- vjeçari ka vendosur të ndërhyjë duke mos lënë asnjërin prej tyre të ngordhë.
Sikurse duket edhe në video, ai ka ndërhyrë duke e kapur gjarprin me dorë. Edhe pse kjo mund të ishte e rrezikshme ai përsëri nuk ka vendosur të heqë dorë. Sipas Batchelor gjarpri nuk ishte i rrezikshëm për te dhe prandaj ai vendosi të ndërhynte. 54- vjeçari e ka filmuar të gjithë skenën dhe më pas e ka publikuar atë në rrjetet sociale. “Dueli” mes hardhucës dhe gjarprit është zhvilluar në një shtyllë./tvklan.al