Video/ Blerina Bombaj: Pasi i vodhi paratë u përshëndet me të plot mirësjellje…


Video/ Blerina Bombaj: Pasi i vodhi paratë u përshëndet me të plot mirësjellje…

19:44 24/07/2018

Personi që shihni në këtë foto këtë të martë u largua nga klinika e dietologes Blerina Bombaj me 20 mijë lekë të reja. Paratë ndodheshin në çantën e një punonjëseje të klinikës dhe sëbashku me to, autori mori edhe mjetet e identifikimit që ndodheshin në portofol.

Ka qenë vetë dietologia Bombaj, e cila e ka bërë publik këtë rast në rrjetet sociale. Në dy postime, ajo tregon se autori, pasi mori portofolin zbriti shkallët dhe u përshëndet me punonjësen plot mirësjellje.

“Dhe pasi vodhi portofolin e Valmirës, zbriti shkallët dhe u përshëndet me të plot miresjellje! Ju lutem shpërndajeni”, 

shkruan dietologia.

Bombaj kërkon ndihmë për identifikimin e autorit, ndërsa sqaron se pamjet e kapura nga kamerat e klinikës janë dërguar në polici, ku është depozituar denoncimi për personin në fjalë.

/tvklan.al






Të ngjashme